Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se si pasojë e punimeve nga ana e KEDS-it në tensionin e lartë më 16 gusht 2024, pas rikthimit të energjisë elktrike, në stacionin e pompave në Vërmicë kanë ndodhur prishje në stabilimentet elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit.
Fshatrat e prekura janë: Zhur, Vërmicë, Dobrusht dhe Shkozë.
“Nga dje ekipet tona kanë identifikuar problemin dhe janë duke u angazhuar maksimalisht që ky problem të zgjidhet sot, sa ma shpejtë që të jetë e mundur dhe të rikthehet furnizimi për fshatrat”, thuhet në njoftim të kompanisë./PrizrenPress.com
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune