2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Kurti takon gratë e Krushës së Vogël në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri së Kosovës, Albin Kurti, të premten ka takuar gratë e Krushës së Vogël, të cilat Qeveria i ka mbështetur me masën për fuqizim ekonomik.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe takimin me 16 gra ndërmarrëse të këtij fshati, të cilat po vazhdojnë punën për rritjen e mirëqenies familjare.

Kurti, po ashtu ka ritheksuar se familjet e të zhdukurve janë lart mes prioriteteve e përkujdesjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në komunikatë bëhet e ditur edhe se, në vizitën e përbashkët me Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Kryetarin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe Edi Gusia, u.d. Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, është biseduar për arritjet dhe planet e ardhshme të këtyre nismave të vetëpunësimit.

“Qeveria ka ndarë buxhet prej 500 mijë euro për zbatimin e kësaj mase për familjet që janë aktualisht në listën e pensioneve për personat e zhdukur gjatë luftës. Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, do të ndajë subvencione me qëllim të fuqizimit dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave. Të drejtë aplikimi kanë personat fizikë, gra apo vajza që gëzojnë pension për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, apo një  anëtare (grua/vajzë) nga familja e ngushtë e personave që gëzojnë pension për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të cilat ndërmarrin nisma vetëpunësimi prej të cilave punësohen dhe sigurojnë mirëqenien familjare dhe/apo të të ardhurave për përmbushjen e nevojave bazike. Thirrja e dytë për aplikime është e hapur deri më 4 shtator 2024”, thuhet në kumtesë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Totaj inspekton punimet infrastrukturore në Lybeçevë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka inspektuar punimet infrastrukturore në fshatin Lybeçevë. Puna përfshin hapjen e kanaleve dhe largimin e shkurreve në rrugën...

Ballkani e cilëson ndeshjen ndaj Kosova Düsseldorf, si festë kombëtare

Kampioni i Kosovës në futboll, ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe shtetet përreth, të bëhen bashkë në Düsseldorf, ku të...

Buzë honit

Lajmet e Fundit