10.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Aksion i Policisë për sigurinë në shkolla: Kontrollohen disa autobusa në Prizren

Policia në Prizren ka ndërmarrë një sërë kontrollesh të befasishme mëngjesin e sotëm, në kuadër të planit operativ “Siguria e nxënësve”. Ky aksion përfshiu një numër të madh zyrtarësh policorë, të cilët vendosën pika kontrolli në disa lokacione në qytet.

“Cak i kontrollit kanë qenë autobusët që bartin nxënës dhe në bazë të dyshimeve disa prej nxënësve janë kontrolluar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Kontrollet kishin për qëllim parandalimin e veprave penale dhe kërkimin e mjeteve të rrezikshme, armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit.

“Gjatë këtyre kontrolleve, fatmirësisht nuk është gjet asgjë kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë përpjekjet për të garantuar sigurinë në dhe përreth shkollave, duke siguruar mbrojtje të vazhdueshme për nxënësit dhe qytetarët./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Punonjësi i postës së shpejtë në Malishevë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro

Një punonjës i një poste të shpejtë në Malishevë ka pranuar se ka bërë lajmërim të rremë në Polici kur kishte pretenduar se dy...

Lajmet e Fundit