7.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Përurohen tribuna dhe zhveshtoret e reja në stadiumin “Liman Gegaj”

Sot, në një ceremoni të veçantë, u përuruan tribuna dhe zhveshtoret e reja në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, një investim që pritet të shërbejë si shtëpi për futbollin e komunitetit.

Në këtë ngjarje morën pjesë figura të njohura, përfshirë ish-komandantin Fatmir Limaj, kryetarin e Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati dhe humanistin Halil Kastrati.

Gjatë ceremonisë, u ndanë mirënjohje për individët që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit në këtë lokalitet. Ndër të vlerësuarit ishin presidenti historik Afrim Bytyqi, ish-presidenti Njazi Bytyqi dhe presidenti aktual Driton Morina. Një mirënjohje post mortum iu dha tifozit të përkushtuar Hajdin Berisha, për të cilin futbolli ishte sinonim i jetës.

Ky investim përbën një hap të rëndësishëm për komunitetin, duke synuar përmirësimin e standardeve dhe mbështetjen e futbollit në nivel lokal./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit