18.1 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Gratë e shoqatës ‘Orkide’ në Prizren shpalosin mesazhe ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore

Anëtaret e shoqatës së grave “Orkide” në Prizren, të hënën, përmes një aktiviteti të zhvilluar në “Urën e Kaltër”, kanë bërë thirrje për ndalimin e dhunës ndaj grave dhe aplikimin e politikave të duhura për barazi gjinore.

Njëra prej anëtareve të kësaj shoqate, Seniha Gashi ka theksuar se ky aktivitet ka për qëllim që të përçojë mesazhin kundër dhunës ndaj grave në të gjitha mjediset.

“Me këtë rast kërkojmë që të ndalet jo vetëm dhuna fizike por edhe ajo psikike, ngase gruaja është si lule dhe meriton respekt”, është shprehur Gashi, raporton Telegrafi.

Kryetarja e shoqatës së grave “Orkide”, Sevgi Kervan ka theksuar se përmes këtij aktiviteti të veçantë kërkohet ndërprerja e çdo lloji të dhunës ndaj grave.

“Sot me lulet e punuara me dorë, të shoqëruara me tekstet në gjuhë të ndryshme kemi përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese për shoqërinë që të ndalet dhuna ndaj grave”, ka thënë Kervan.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e KDTP-së, Fidan Brina Jilta ka theksuar se sot solidarizohet me thirrjet e grave të Prizrenit për ti dhënë fund dhunës me bazë gjinore, raporton Telegrafi.

“Dhuna ndaj gruas është e pranishme në shoqërinë tonë, jo vetëm në formën fizike, por edhe atë psikike. Krahas kësaj, ne si deputete në bashkëpunim me OSBE-në para ca ditësh kemi nënshkruar edhe një deklaratë kundër dhunës ndaj grave në politikë në Kosovë. Prandaj si shoqëri duhet të jemi më të ndjeshëm për këtë çështje, në mënyrë që të ketë barazi”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e komunitetit turk ka vlerësuar se aktivitete të kësaj natyre duhet të zhvillohen më shpesh, në mënyrë që shoqëria të ndërgjegjësohet për rëndësinë e barazisë gjinore, si dhe kundër dhunës me bazë gjinore.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm, një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prizren. Në raportin 24-orësh thuhet...

Sulmohet zyrtari i Postës së Kosovës në Prizren, arrestohet një i dyshuar

Një zyrtar i Postës së Kosovës është sulmuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime...

Lajmet e Fundit