Kurti dhe Çeku vizitojnë Lirinë e Prizrenit, paralajmërojnë rinovimin e stadiumit me 13 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan sot klubin e futbollit FC Liria në Prizren, një nga klubet më të vjetra dhe simbol i sportit dhe kulturës prizrenase.

Gjatë takimit, ata diskutuan për projektin e rinovimit të stadiumit të qytetit, një investim i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive në këtë qytet, përcjell PrizrenPress.

Ministri Çeku bëri të ditur se për këtë projekt janë ndarë 13 milionë euro, ndërsa stadiumi do të përmbushë standardet e UEFA-së dhe do të ketë kapacitet prej 7,750 ulësesh.

“Me entuziazëm po presin fillimin e punimeve për rinovimin total të stadiumit të qytetit. 13 milionë euro kemi ndarë për këtë stadium, i cili do të jetë i kategorisë 2 dhe sipas të gjitha standardeve të UEFA-së, ndërsa do të ketë kapacitet prej 7,750 ulëse”, tha Çeku./ PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit