3.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Në Krushë të Vogël përurohet kompleksi memorial me emrat e 113 martirëve

Në fshatin Krushë e Vogël sot është përuruar kompleksit memorial me emrat e 113 martirëve të rënëve për liri nga ky fshat.

I pranishëm në përurim ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

ky kompleks këtu është në funksion të përkujtimit të një tragjedie që ka ndodhur dhe një lloj edukimi për gjeneratën e re, që mos me harru atë që na ka ndodhur. Kemi pas situata shumë të vështira, një periudhë kohore katastrofale, ku kemi qenë viktimë si popull, prandaj edhe ky projekt qëllim kryesor ka që të përkujtohen të gjithë ata persona që e kanë humbur jetën edhe janë shndërruar në shkaktar apo paraardhës të lirisë”, ka thënë Totaj.

Ndërsa drejtori i Administratës, Edin Shehu është shprehur i lumtur për jetësimin e këtij projekti.

“Gjithsej janë 113 varre, dhe 60 persona ende janë të pagjetur. Varrezat janë këtu, me shpresën që një ditë do të gjenden mbetjet mortore të tyre dhe do të varrosen në vendin e tyre”, ka deklaruar Shehu.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Viktima nga rryma elektrike në Prizren nuk ishte punëtor i KEDS -it

Një person ka humbur jetën në fshatin Manastiricë të Kosovës, pas dyshimeve se është goditur nga rryma elektrike. Nga Policia kanë bërë të ditur...

Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një furrë e bukës në Rahovec, është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05. Lajmin për Klankosova.tv e...

Lajmet e Fundit