7.3 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Sekuestrohen dy armë dhe 82 fishekë në Korishë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në fshatin Korishë të Prizrenit, ku janë sekuestruar dy armë dhe 82 fishekë gjahu, pas raportimit të një qytetari për një rast shqetësues.

“Sipas deklaratës së ankuesit, ai kishte vërejtur një person të dyshuar duke nxjerrë një armë të gjatë nga automjeti i tij. Ankuesi ka shprehur frikë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme me të dyshuarin lidhur me një pronë kontestuese”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton PrizrenPress.

Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, njësitë policore kanë kryer bastisje në banesën e të dyshuarit në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale: një pushkë gjahu njëtyëshe, një pushkë ajrore dhe tetëdhjetë e dy (82) fishekë gjahu”, bëhet e ditur në njoftim.

Hetimet kanë konstatuar se të gjitha armët e gjetura rezultojnë të jenë me leje valide të lëshuara nga organet kompetente. I dyshuari ka pranuar se më 12.10.2025 e kishte nxjerrë armën nga automjeti me qëllim ta dërgonte për riparim.

“Prokurori i Shtetit është njoftuar sërish për veprimet e ndërmarra. Sipas vendimit të tij, armët e gjetura do të sekuestrohen përkohësisht për shkaqe sigurie, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim”, thuhet në fund të njoftimit të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Astrit Temaj bëhet kuvendar në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Astrit Temaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të jetë anëtari më i ri i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Vendimi vjen pas...

Zafir Berisha në listën e AAK-së: Në këtë betejë jam për Kosovën, jo për “kukulla politike” dhe jo për skenarë të dështuar

Zafir Berisha, ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK’së. Ai tha se po hyn...

Lajmet e Fundit