Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në Prizren, organizoi sonte një aktivitet përkujtimor në sheshin “Shadërvan”.
Me këtë rast, përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës dhe qytetarë u mblodhën për të ndezur qirinj në nderim dhe respekt për viktimat e luftës, të cilët u flijuan në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë solemniteti, duke reflektuar dhimbjen, respektin dhe kujtesën kolektive për sakrificën e popullit shqiptar.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ky akt përkujtimor përfaqëson një zotim të përhershëm për të mos e harruar kurrë sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ai theksoi se liria dhe shteti i sotëm janë rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj sakrifice.
“Ky akt përkujtimor është dëshmi e kujtesës sonë kolektive dhe e zotimit për ta mos harruar kurrë sakrificën e popullit, falë të cilit sot gëzojmë liri dhe shtet. Kujtimi për ta është i përjetshëm”, u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
