13.9 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Superliga e Kosovës në basketboll me ndeshje interesante

Në fundjavë zhvillohet java e 22-të në Prince Caffe Superligë, që është pjesa finale e kampionatit, e që pritet të jetë shumë interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, ku atmosfera në Gjakovë si gjithmonë pritet të jetë e jashtëzakonshme. Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.

Takim shumë i rëndësishëm shihet ai mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, që po ashtu zhvillohet të shtunën. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, kurse therandasit në pozitën e katërt me 12 fitore e nëntë humbje.

Të dielën, liderja Trepça e pret Istogun, ku mitrovicasit shihen favoritë. ‘Xehetarët’ ndodhen në vendin e parë me 19 fitore e dy humbje, kurse istogasit në vendin e fundit me një fitore e 20 humbje.

 

Vrasësi i prostatitit do ta shkatërrojë prostatitin në 2 netë
Prostafix

Nëse një mashkull është i lodhur, unë i jap këtë – seks për 3 orë
TestoY

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, ku fitorja është shumë e nevojshme për të dy skuadrat. Skuadra prizrenase renditet në vendin e shtatë me gjashtë fitore e 15 humbje, kurse ajo prishtinase në pozitën e tretë me 14 fitore e shtatë humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 22

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Peja

19:00 Bashkimi – Golden Eagle

E diel

17:00 Trepça – Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore ndaj debutuesve të Rahovecit, ndeshja luhet sot në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me javën e dytë, ku nuk mungojnë ndeshjet emocionuese për tifozët. Një nga takimet më interesante të...

Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

Dogana e Kosoves ka njoftuar se gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë...

Lajmet e Fundit