11.4 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Haxhi Avdyli: “Guxo” kandidon vetë ose me LVV-në, rikthimi në LDK i pamundur

Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para ose edhe pas zgjedhor me Vetëvendosje, nëse liderët e të dyja palëve merren vesh, në të kundërtën ata janë të gatshëm të kandidojnë edhe vet. Po ashtu, Haxhiu për “Front Online” thekson se partia “Guxo” nuk bashkëpunon në asnjë mënyrë më me LDK-në, pasi sipas tij, kjo e fundit i ka përjashtuar në mënyrë arbitrare në vendimet e caktuara.

“Çdo parti politike duhet ta ketë gatishmërinë për të hyrë në zgjedhje. Ne kemi çka i prezantojmë qytetarit dhe jemi të hapur edhe për të shkuar në zgjedhje në çdo kohë. Ne si parti “Guxo” por edhe si deputetë jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë. Rikthimi në LDK nuk ka me ndodhë asesi. Me LDK-në e kemi kryer bashkëpunimin, është mbyllur ajo pjesë sepse e konsiderojmë që ne kemi dhënë shumë arsye për të qëndruar, unë si deputet bashke me presidenten Vjosa Osmani, por LDK-ja e ka zgjedhur një mënyrë tjetër në raport me neve, duke na përjashtuar në mënyrë arbitrare në vendime të caktuara. Prandaj, rikthimi në LDK është i pamundur”, theksoi ai.

Haxhiu konsideron se bashkëpunimi me VV-në ka qenë i frytshëm dhe se partnerë e shohim VV-në, sepse besojnë që bashkë mund t’i shtyjnë disa procese të mëdha në të mirë të Kosovës.

“Bashkëpunimi me VV-në ka qenë shumë i frytshëm, jemi të kënaqur me të dhe besoj që bashkëpunimi do të vazhdoj në një mënyrë apo tjetrën por tash a do të jemi bashkë me VV-në apo do të jemi vet mbetët të shihet si do të merren vesh liderët e dy partive Guxo dhe LVV. Nëse ne merremi vesh të kemi një koalicion parazgjedhor atëherë mund të vazhdojmë me këtë bashkëpunim edhe para edhe pas zgjedhor. Në të njëjtën kohë nëse nuk merremi vesh ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe vet. Pas zgjedhjeve ne do të shikojmë se si do ta vazhdojmë bashkëpunimin pas zgjedhor. Ne si partnerë e shohim VV-në, këtë nuk e fshehim sepse besojmë që bashkë mund t’i shtyjmë disa projekte siç kemi arrite t’i shtrijmë disa procese të mëdha në të mirë të Kosovës”, tha Haxhiu për Front Online.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Drini i Bardhë rikthehet te fitoret, mposht Arbërinë në Dobraj

Pas disa ndeshjesh të vështira, Drini i Bardhë ka rikthyer moralin me një fitore të merituar 3-1 ndaj Arbërisë në Dobraj. Lojtarët e ekipit...

Në Dragash mbahet “Karvani për Promovimin e Shëndetit”

Në qendër të Dragashit u mbajt sot aktiviteti “Karvani për Promovimin e Shëndetit”, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për kujdesin shëndetësor...

Lajmet e Fundit