17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Zyrtare: Milani emëron trajnerin e ri

Milani ka emëruar trajneri e ri të skuadrës së parë. “Rossonerët” drejtimin teknik të ekipit të parë të meshkujve ia ka besuar Paulo Fonseca-s .

Fonseca filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2005, duke filluar nga ekipi i të rinjve të Estrela Amadora dhe duke vazhduar më pas, mes profesionistëve, në ligat e vogla portugeze.

Në vitin 2012 ai bëri debutimin e tij në ligën më të mirë me Paços de Ferreira, një klub me të cilin arriti në play-off të Champions League. Në vitin 2013 kaloi te Porto, me të cilën fitoi Superkupën e Portugalisë, trofeun e tij të parë si trajner.

Pas një periudhe te Braga, me të cilën fitoi Kupën e Portugalisë, ai drejtoi Shakhtar Donetsk për tre sezone, me të cilin fitoi shtatë trofe dhe grumbulloi 103 fitore në 139 ndeshje. Në vitin 2019 ai debutoi në kampionatin italian me AS Roma, skuadër me të cilën arriti në gjysmëfinalen e Europa League në vitin 2021. Trajneri i LOSC Lille që nga vera e vitit 2022, Fonseca i jep fund aventurës së tij në Francë pas dy sezoneve në të cilat ai kontribuoi në sjelljen e klubit në sa më shumë kualifikime evropiane.

Trajneri portugez tani i bashkohet Milanit me një kontratë trevjeçare.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit