16 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Rahovec/Po intervistohej për një rast të kanosjes, i dyshuari pranon se posedon armë

Policia njofton se gjatë intervistimit të një të dyshuari në Rahovec për një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se posedonte një armë zjarri automatike pa leje.

“Stacioni Policor në Rahovec, gjatë një interviste të një të dyshuar (mashkull kosovar i moshës madhore), lidhur me një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar (pa lejet përkatëse ligjore). Duke vepruar menjëherë mbi këtë informacion, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, kontrolli ka rezultuar me sekuestrimin e armës automatike ilegale dhe 78 copë fishekë.

“Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa rasti mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

“12 kilogramë narkotikë”, Prokuroria ngre aktakuzë kundër tre personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.I., E.M., dhe H.H., të cilët gjenden nën masën...

Rahoveci 029 përfundon me sukses testet mjekësore para sezonit të ri

Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri...

Lajmet e Fundit