21.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Pastasellë, Rahovec: Edhe 4 të arrestuar të tjerë për të shtënat me armë zjarri

Në vazhdim të hetimeve lidhur me të shtëna me armë zjarri në një aheng, arrestohen edhe katër të dyshuar dhe sekuestrohen katër armë

Stacioni Policor në Rahovec, me datë 30.07.2024 në fshatin Pastasellë-Rahovec pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, kishte konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishekë dhe 7 gëzhoja. Në vazhdim të hetimeve lidhur me këtë rast, sot me datë 01.08.2024 janë identifikuar dhe arrestuar edhe katër të dyshuar tjerë, meshkuj kosovar të moshës madhore mbi dyshimin se të njejtit po ashtu kishin përdorur armë në rastin e raportuar.

Sipas informatave të policisë, nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri: një armë zjarri e gjatë automatike, tri armë zjarri të llojit pistoletë, pesë karikatorë, njëzetë e dy copë fishekë dhe tridhjetë e një gëzhoja.

“Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në kordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, përdorimi i armëve në festa dhe ahengje është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj. Festa me armë është rrezik për të gjithë, zgjidhni të festoni me zemër dhe pa armë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Lajmet e Fundit