Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me një rast penal të ndodhur më 28 shkurt 2024 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren – Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe në përputhje me ligjin për publikimin e fotove dhe të dhënave të personave të kërkuar, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e personave të përfshirë në rastin penal të ‘Vjedhjes së rëndë’ dhe ‘Vjedhjes së rëndë të mbetur në tentativë’ që ka ndodhur më 28 shkurt 2024, në rrugën ‘Villiam Voker’ në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar të kontaktojnë menjëherë autoritetet përmes numrave të telefonit 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë), numrit të Stacionit Policor në Prizren 029 244-740 ose adresës elektronikei [email protected]./PrizrenPress.com/
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit