9.7 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Gjiganti evropian aktivizon klauzolën e Nico Williams

Nico Williams duket se do të largohet nga Athletic Bilbao gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi spanjoll ishte ndër futbollistët më të kërkuar në verë, por vendosi të qëndrojë te klubi i tij për të luajtur në garat evropiane.

Megjithatë pritet një tjetër garë e madhe mes klubeve të mëdha evropiane për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë.

Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh për të siguruar të ardhmen e sulmuesit spanjoll, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh.

Luis Enrique i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron me çdo kusht transferimin e Nico Williams.

Kjo ka bërë që PSG të aktivizojë klauzolën e lojtarit, megjithatë duhet presë edhe pak për transferimin e tij.

Çështja është se edhe klubet angleze si Chelsea, Liverpool e Arsenal janë gati ta paguajnë klauzolën e tij dhe në fund do të mbetet në dorën e Nico Williams për ta zgjedhur klubin ku do ta vazhdoj karrierën.

 

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Digjet stalla me ushqim bagëtish në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se një stallë e mbushur me ushqim bagëtish është përfshirë nga zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec, të...

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Sipas njoftimit, ky...

Lajmet e Fundit