Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti, Prizrenin e kanë vizituar 92 mijë turistë të huaj, ndërsa nga viti 2024 deri më 2025 ka ngritje deri më 30% të vizitorëve të huaj

Kloko linkun: https://www.facebook.com/share/v/16TCfz3W9P/

Tarashaj tha se për turizmin e Prizrenit është bërë promovimi turistik në panairet ndërkombëtare.

“Promovimin e turizmit e kemi bërë në panairet ndërkombëtare, si në Berlin, në Stamboll, etj. Tani Prizreni vizitohet shumë nga Shqipëria, Turqia, nga Spanja, shtete arabe, si dhe shumë vende të tjera të Evropës”, tha Tarashaj në “InfoPlus”, RTK.

Ai shtoi se pjesëmarrja nëpër panaire ndërkombëtare është pak sfiduese, por jep mundësi për të bërë promovime të suksesshme për turizmin e Prizrenit.

Tarashaj tha se panairet kanë edhe karakter informues.

“Panairet shërbejnë për të informuar në shumë aspekte, jo vetëm vendndodhjen e qytetit apo shtetit”, tha ai.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit