7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Ndalohen mallra të padeklaruara në Vërmicë

Të premten, rreth orës 22:30, në Pikën Kufitare Vërmicë, gjatë një kontrolli rutinë doganor, është selektuar për kontroll të detajuar një automjet në hyrje të Republikës së Kosovës.

Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit ka mohuar se posedon mall për deklarim doganor.

Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, është zbuluar një sasi mallrash të padeklaruara – pjesë rezervë për ashensor, në total prej 482 copë – për të cilat pala nuk ka poseduar faturë përkatëse.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe bizneset se deklarimi i saktë i mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës është obligim ligjor. Çdo tentativë për shmangie nga deklarimi përbën kundërvajtje dhe do të trajtohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

QRTK-ja rivlerëson Teqenë Halveti në Prizren

Ekipet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë në terren, të angazhuara çdo ditë në procesin e rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë...

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Lajmet e Fundit