12.9 C
Prizren
E martë, 7 Tetor, 2025

Parandalohet rast i shmangies doganore në Vërmicë

Gjatë kontrolleve të rregullta në Pikën Kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një rast të tentativës për shmangie të obligimeve doganore, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, pas deklarimit të palës se nuk kishte mallra për të deklaruar, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë është hasur në 153 pako me pluhur kolagjeni (nga 200 gram secila), të cilat ishin të fshehura në bagazhin e automjetit. Për këto mallra, pala nuk kishte paraqitur asnjë faturë apo dokumentacion përcjellës.

“Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e DK-së.

Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë angazhimin për të parandaluar kontrabandën, për të mbrojtur ekonominë e vendit dhe për të siguruar që mallrat që hyjnë në Kosovë të jenë të kontrolluara dhe të deklaruara sipas ligjit./ PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Qeveria në detyrë subvencionon faturat e energjisë

Edhe këtë vit Qeveria e Kosovës do të bëjë subvencionimin e faturave të energjisë elektrike. Kështu ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati...

Bastiset banesa e 21-vjeçarit që e plagosi 44-vjeçarin në Suharekë, policia ende në kërkim të tij

Policia e Kosovës mbrëmë e ka bastisur banesën e 21-vjeçarit A.F., i cili dyshohet se e ka plagosur 44-vjeçarin B.Sh. Lajmin për Klankosova.tv e ka...

Lajmet e Fundit