Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër do të mbajë takimin e dytë publik me qytetarët.
Takimi do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës – Shtëpia e Bardhë, duke filluar nga ora 09:00.
“Gjatë këtij takimi, kryetari Totaj do të raportojë para qytetarëve për punën njëvjeçare të Komunës, nga janari deri në dhjetor 2025. Takimi është i hapur për të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe palët e tjera të interesuara”, thuhet nw njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje drejtpërdrejt kryetarit dhe ekzekutivit komunal, për të gjitha temat që i interesojnë.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren