5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Totaj për mandatin e ri: Besoj dhe shpresoj për performancë të mirë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret një performancë të mirë  të  qeverisjes  në këtë mandat.

Ai tregon se  procesi i krijimit dhe funksionalizimit të strukturave drejtuese ka kërkuar kohë dhe koordinim me partnerët e koalicionit.

“Besoj dhe shpresoj që do të kemi një performancë të mirë”, tha  Totaj për TV Prizren.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë marrë propozimet nga partitë pjesë e koalicionit qeverisës dhe është arritur të emërohet shumica e drejtorëve komunalë.

Totaj bëri të ditur se vetëm Drejtoria e Financave ka mbetur ende pa u kompletuar, ndërsa pritet që edhe kjo të ndodhë së shpejti.

Ai vlerësoi se drejtuesit e rinj do të përballen me sfida më të mëdha gjatë vitit të parë të mandatit, por shtoi se vitet pasuese pritet të jenë më të lehta nga aspekti i funksionimit institucional.

“Konsolidimi i strukturave drejtuese do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të administratës komunale dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

A duhet t’i japim lamtumirën të shkuarës dhe të mirëpresim të ardhmen?

Nga Kujtim Gërmizaj Ndërsa hyjmë në vitin 2026, të mbushur me shpresë dhe optimizëm, qëndrojmë në prag të mundësive të reja, zgjedhjeve të reja dhe...

Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka paralajmëruar se ata që e shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për përfitime personale, duke përgatitur...

Lajmet e Fundit