Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:12, në fshatin Poslisht të Prizrenit.
Tutje bëhet e ditur se gjatë arrestimit është përdor edhe sprej zyrtar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit është përdorur edhe sprej zyrtar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
