9.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Totaj nënshkruan memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur për zbatimin e projektit “E ARDHMJA E SAJ – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”.

Projekti financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund (ASB) Köln dhe synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në ekonomi përmes zhvillimit të aftësive të biznesit, krijimit të rrjeteve mbështetëse dhe ndërtimit të një mjedisi më të favorshëm për sipërmarrje.

“Projekti synon fuqizimin ekonomik të grave përmes zhvillimit të aftësive të biznesit, krijimit të rrjeteve mbështetëse dhe ndërtimit të një mjedisi më të favorshëm për pjesëmarrjen e tyre në ekonomi”, ka bërë të ditur Totaj.

Sipas tij, në kuadër të projektit do të përfshihen drejtpërdrejt 562 përfitues, përfshirë gra sipërmarrëse ekzistuese dhe aspiruese, vajza të reja, si dhe përfaqësues nga institucionet dhe shoqëria civile, me fokus të veçantë tek gratë nga zonat rurale dhe komunitetet minoritare./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Brenda 24 orëve 55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë rezultuar me të...

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

Lajmet e Fundit