Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë trajtuar disa çështje me rëndësi për komunën.
Sipas tij, në fillim të takimit, në praninë e përfaqësuesit të organizatës Platform for Lawyers, avokatit Mehmet Vehbi Filiz, është diskutuar për mundësinë e ndërtimit të një strehimoreje për qentë endacakë në territorin e Komunës së Dragashit, me ç’rast është formuar një komision prej tre anëtarësh që do të merret me hapat proceduralë për realizimin e projektit.
“Gjatë ditës së sotme mbajtëm mbledhjen e radhës të Qeverisë Komunale. Fillimisht, në praninë e përfaqësuesit të organizatës Platform for Lawyers, avokatin Mehmet Vehbi Filiz, diskutuam për mundësitë e ndërtimit të një strehimoreje për qentë endacakë në territorin e Komunës së Dragashit. Për këtë qëllim formuam edhe Komisionin prej tre anëtarësh i cili, në bashkëpunim me organizatën Platform for Lawyers, do të shqyrtojë të gjitha hapat dhe procedurat për realizimin e këtij projekti”, ka deklaruar Xheladini.

Në vijim të mbledhjes është formuar edhe Komisioni për implementimin e donacionit nga Republika e Turqisë për bletarët e rajonit të Gorës.
“Më pas formuam edhe Komisionin për implementimin e donacionit nga Republika e Turqisë për bletarët e rajonit të Gorës, i cili do të kujdeset për zbatimin korrekt të këtij projekti, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bletarisë në Komunën tonë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në këtë takim janë diskutuar edhe modalitetet e organizimit të Agjendës së aktiviteteve për nder të Epopesë së UÇK-së, si dhe caktimi i nga një lokacioni në pjesën e Gorës dhe të Opojës për ndërtimin e hidranteve për shuarjen e zjarreve./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
