Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për të marrë fitoren.

Prizrenasit aktualisht kanë bilanc prej 11 fitoresh dhe 7 humbjesh, ndërsa kuqezinjtë nga Gjakova kanë regjistruar 8 fitore dhe 13 humbje.

Ekipi i Bashkimit ka përfunduar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje, me fokus dhe përkushtim maksimal gjatë gjithë javës, duke u përgatitur për sfidën e radhës para tifozëve të vet.

Kjo ndeshje shënon edhe hapjen e fazës përfundimtare të sezonit të rregullt, ku prizrenasit synojnë ta nisin me fitore përballë publikut vendas.

Takimi ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit zhvillohet sonte nga ora 19:30, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Biletat për këtë përballje dalin në shitje nga ora 15:00 para palestrës. Çmimi i biletave është 3 euro për tribunë dhe 15 euro për VIP, ndërsa maksimumi i lejuar është katër bileta për person, me nga një hyrje për secilën biletë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Lajmet e Fundit