Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival”.
Qëllimi i këtij organizimit është që festivali të bashkojë dashamirët e këtyre zhanreve muzikore, në një atmosferë unike, ku do të performojnë artistë dhe bende vendore, por edhe ndërkombëtare.
Një nga veçantitë e këtij edicioni është se, më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Drejtori i Rock & Blues Music Festival, Hekuran Kryeziu, bëri të ditur se festivali do të mbahet në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.
Hyrja do të jetë falas për të gjithë dashamirët e muzikës. Gjatë tri netëve të festivalit do të performojnë 15 bende në dy skena, ndërsa programi nis çdo mbrëmje nga ora 18:30.
Organizatorët ftojnë publikun që të bëhet pjesë e këtij festivali, i cili synon të promovojë muzikën rock dhe blues, si dhe të krijojë një hapësirë takimi për artistët dhe adhuruesit e këtij zhanri. /Klankosova.tv
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
