KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa lagje dhe rrugë të Prizrenit.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zhvillohen në tri intervale kohore:
Nga ora 11:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e rrugëve Ismet Jashari – Kumanova, Hoxhë Tahsini, Beteja e Koshares, Sylejman Vokshi, Rugova dhe disa rrugë të tjera, për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe testimit të mbrojtjes rele.

Nga ora 12:00 deri në 13:00, ndërprerja do të përfshijë rrugët Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri dhe William Walker, si dhe bizneset “Afioni”, “Etem-Trade”, “EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.
Nga ora 13:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbesin rrugët Sali Bytyqi, Turgut Özal, Elbasani, Beteja e Lumës dhe Mbreti Pleurat.
KEDS ka bërë të ditur se ndërprerjet janë planifikuar për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe testimit të mbrojtjes rele në rrjetin elektrik./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
