Kryetari i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci, thekson se bizneset janë në pritje të funksionalizimit të “Parkut të Biznesit” në këtë qytet.
“Me anë të parcelizimit, kjo zonë do të vihet në shërbim të bizneseve dhe këta të fundit do ta gëzojnë këtë hapësirë për zhvillim ekonomik lokal,” deklaroi Tejeci.
Sipas tij, me funksionalizimin e kësaj zone do të rritet edhe numri i të punësuarve.
“Funksionalizimi i ‘Parkut të Biznesit’ do të jetë potencial për krijimin e vendeve të reja të punës,” theksoi ai.
Komuna e Prizrenit të enjten mbajti një takim publik me bizneset në kuadër të hartimit të planit të hollësishëm rregullues “Parku i Biznesit”. Në takimin e organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i cili theksoi se po ndërmerren hapat e duhur për funksionalizimin e kësaj zone ekonomike.
Plani do të jetë në shqyrtim publik deri nesër, më 12 korrik 2024, në orën 16:00. Gjatë kësaj periudhe, të gjitha bizneset dhe qytetarët kanë mundësi të paraqesin kërkesat, propozimet dhe sugjerimet për mundësinë e riparcelimit të zonës./PrizenPress.com/
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit