8.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona.

Rasti kishte ndodhur vitin e kaluar më 16 dhjetor, derisa dy të akuzuarit ishin duke bërë gara me veturat e tyre.

Kështu ata i goditën për vdekje tre këmbësoret që ishin duke e përcjellë garën.

Po ashtu nga ky aksident dy persona pësuan lëndime të rënda, derisa një mori lëndime më të lehta.

Të pandehurit, akuzohen se kryen vepren “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit A.S., dhe I.H., me datë 16.12.2023 rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht në kilometrin e pesëmbëdhjetë (15) të saj nga aksi rrugor ‘’Prizren-Veri’’ në drejtim të aksit rrugor ‘’Prizren Jug’’ ku shpejtësia e lejuar e lëvizjes është 120 km/h, në bashkëkryerje veprojnë në kundërshtim me Ligjin nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që i pandehuri i parë, A.S me automjetin A rreshtohet në shiritin e majtë të rrugës, derisa i pandehuri i dytë, I.H me automjetin B rreshtohet në shiritin e djathtë të rrugës dhe fillojnë zhvillimin e garës, me ç’rast duke lëvizur paralelisht me automjetet e tyre, me një shpejtësi dukshëm më të madhe në raport me shpejtësinë e lejuar, i akuzuari i parë humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin C, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës, gjegjësisht viktimat: N.B., M.D., dhe L.S., dhe në të njejtën kohë u shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarve: M.Z., dhe B.P., si dhe lëndime të lehta trupore të dëmtuarit S.Z., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke ndjekur zhvillimin e garës së kundërligjshme”, thuhet në njoftimit e organit të akuzës në Prizren, transmeton Klankosova.tv

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Së pari, pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Cristiano Ronaldo të zëvendësonte Neymarin, i cili ishte duke u larguar nga...

57 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq 39 me dëme...

Lajmet e Fundit