1.1 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Deklarohet këshilltari i MPJD-së që u sulmua fizikisht: Kam lëndime të mëdha në syrin e majtë

Këshilltari në Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, Çerim Bajrami, është sulmuar fizikisht nga një person pasditen e së enjtes, me ç’rast ka pësuar edhe lëndime trupore.

Ai për Klankosova.tv ka folur rreth rastit.

“Personin nuk e njoh, ka qenë një djalë rreth 35 vjeçar, ka provokuar me një grup fëmijësh para oborrit tonë që jetojmë me vëllain në një shtëpi në Prizren. Afër është qendra e quajtur vehabiste. Kemi çdo ditë gati provokime nga ta, luajnë fëmijët çdo ditë para oborrit tonë, po na pengojnë”, tha ai për Klankosova.tv

“Ata çdo ditë po na provokojnë”, u shpreh ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Bajrami tha se topi që po luanin fëmijët futboll ka rënë në oborrin e tij dhe i njëjti ka kërkuar bashkë me familjarët e tij që të mos luajnë pranë shtëpisë së tyre.

“Topi ka hyrë në oborrin tonë dhe me dhunë ka dashur ta marrë topin, i ka thënë edhe vajza mos luani këtu. Unë dëgjova diçka, i kam thënë vajzës menjëherë thirre policinë, dola në oborr unë. Vajza e ka thirrë policinë, dola në oborr me pritë policinë, ai i ka dërguar fëmijët poshtë në qendër ku e kanë qendren vehabistët rreth 30 metra është larg. Kur më ka parë mua ka ardhë dhe më tha që po të incizoj, e ka incizuar edhe nusen e vëllait dhe shtëpinë. I thash largohu shko poshtë, dhe ai ka marrë pozicionin me goditë, unë kam bo provën me u mbrojtë nuk kam pas mundësi, ai me grusht ka goditë në anën e majtë hundën ma kanë bë llom”, tha Bajrami.

Këshilltari në MPJD shtoi se lëndime ka pësuar në hundë dhe syrin e majtë dhe sipas tij ato janë goxha të mëdha.

Kam qenë 1 orë e gjysmë në emergjencë, kam lëndime trupore shumë”, shtoi ai.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, përfundoi ai.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dimri Kulturor 2025 nis me muzikë dhe atmosferë festive në Prizren

Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5...

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar...

Lajmet e Fundit