30.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Erdogan e nderon Halil Kastratin me “Çmimin e Mirësisë”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka nderuar me “Çmimin e Mirësisë”, drejtorin e Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin.

Kjo u bë e ditur nga vet Kastrati përmes llogarisë së tij në Facebook.

“ÇMIMI I MIRËSISË. Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar të marr sot “Çmimin e Mirësisë” nga Presidenti i Republikës së Turqisë;  z. Rexhep Taip Erdogan i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë ( TDV )”, shkroi Kastrati.

Ai ka falënderuar presidentin Erdogan dhe ka thënë se çmimin ia dedikon të gjithë donatorëve të shoqatës.

“Duke e ndje këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të Shoqatës sonë. Faleminderit Presidentit Erdogan! Kryetarin e Dijanetit të Turqisë Prof.Dr. Ali Erbash, Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit të Turqisë z. Izani Turan, për nderin që më bënë”.

“Mëshironi në Tokë që të mëshiroheni nga Qielli”

“Bamirës Zoti kurr mos ju humbtë”, shkroi Kastrati.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Banjë të Malishevës

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Banjë të Malishevës, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ku...

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Muaji qershor për shumicën e qytetarëve të vendit është i spikatur për shkak se pikërisht në këtë muaj vendi u çlirua nga Serbia. E,...

Lajmet e Fundit