4.2 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Gashi: Hoti dhe Selmanaj po e dëmtojnë rëndë LDK-në, dyshime serioze për manipulim votash në Prizren

Nderim Gashi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prizren, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë duke adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas Gashit, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj funksionojnë “si vëllezër siamezë” në politikë, të pandashëm dhe me të njëjtën qasje ndaj LDK-së. Ai thekson se ashtu siç Selmanaj, sipas tij, e ka rrënuar LDK-në në Prizren, Hoti do ta përsëriste të njëjtin skenar në nivel vendi.

Gashi rikujton zgjedhjet e vitit 2021, kur Avdullah Hoti ishte bartës liste dhe, sipas tij, LDK-ja arriti vetëm 12 për qind të votave, një nga rezultatet më të dobëta në historinë e partisë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Po ashtu, ai ngre dyshime serioze për manipulim dhe vjedhje masive të votave brenda vetë subjektit politik LDK në Prizren, gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025. Këto dyshime, sipas Gashit, bazohen në faktet që kanë dalë dhe po dalin në pah gjatë procesit të rinumërimit të votave.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Sipas tij, rrethanat e deritanishme krijojnë dyshimin se këto veprime janë kryer në mënyrë të organizuar dhe me dijeninë e Driton Selmanajt duke shtuar se një situatë e ngjashme, sipas tij, ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, por atëherë nuk ka pasur rinumërim të votave.

Në këtë kontekst, Nderim Gashi shpreh besimin se Prokuroria e Shtetit do të iniciojë hetime penale për këto veprime, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe vënies para përgjegjësisë penale të të gjithë personave të përfshirë.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Betohen katër anëtarët e rinj të Kuvendit të Prizrenit

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit, kanë dhënë betimin katër kuvendarë të rinj: Daut Panikaj, Sulltan Badalli, Trëndelina Kastrati...

Ndërprerje e ujit të pijes në disa zona të Prizrenit, shkak mungesa e energjisë elektrike

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike pa paralajmërim, në disa zona të Prizrenit është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit