13.8 C
Prizren
E premte, 5 Korrik, 2024

Heavenphetamine dhe Kolektiv Radio me tinguj të larmishëm në Kino Lumbardhi

Përvojat e ndryshme muzikore po vijojnë te Lumbardhi i Prizrenit në kuadër të programit Skaj Session.

Në skenë këtë herë janë paraqitur Heavenphetamine dhe Kolektiv Radio, duke sjellë tinguj të larmishëm për publikun e pranishëm.

Grupi Heavenphetamine nga Japonia i përbërë nga Sara dhe Hiroki Oda, që luajnë në bateri respektivisht tastierë, sipas njoftimit të Lumbardhit, kanë përzier në mënyrë dinamike kompozime elektronike me ritme punk. Muzika e tyre me ndikime prej muzikës perëndimore indie si dhe të melodive, ritmeve dhe vargjeve japoneze ka krijuar një tablo ekzotike muzikore, në kopshtin e Kino Lumbardhit.

Foto: Elmedina Arapi

Sipas dyshes japoneze kjo është hera e parë që ata paraqiten në Kosovë, pas një turneu në vende të ndryshme të Evropës. “Shpresojmë që të rikthehemi sërish në Kosovë”, janë shprehur muzikantët e Heavenphetamine.

Krahas tyre, sipas njoftimit, në skenë janë ngjitur edhe anëtarët e Kolektiv Radio, një stacion radiofonik që promovon muzikë underground nga rajoni dhe gjithë bota. Një nga qëllimet e tyre është që të eksperimentojnë me praktika dhe mjete të ndryshme muzikore duke fuqizuar të rinjtë të gjejnë qasje në prodhime dhe përjetime në zhanre të ndryshme, duke zbuluar tinguj për të vallëzuar, qetësuar dhe frymëzuar. Në këtë kuadër, Raspasan dhe Bazi Zabi (Tevfik Rada dhe Ramiz Laçi) kanë shpalosur një listë muzikore për të kompletuar edhe një mbrëmje të veçantë të Skaj Session.

Foto: Elmedina Arapi

Skaj Sessions do të vijojë me performanca tjera muzikore në javët në vijim./Telegrafi/

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ismail Kadare përcillet për në banesën e fundit me duartrokitje dhe lule të bardha mbi arkëmort

Me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort të hedhura nga të pranishmit, është përcjellë për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe,...

Moti sot, temperaturat deri në 26 gradë

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të...

Lajmet e Fundit