15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e kampionit ekipit “zikaltër”.

“Nerazzurri” fituan me rezultat 2:1 në “San Siro” në atë që quhet si “Derby della Madonnina” për ta hipotekuar kështu titullin e 20-të të kampionit në Itali dhe njëherësh për ta vendosur yllin e dytë në fanellë.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Për ish-trajnerin e Lazios ky është trofeu i gjashtë që e fiton me Interin që kur u emërua në krye të gjigantit italian para tri vjetësh.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Këta njerëz, pasioni i tifozëve më gëzon më shumë se çdo gjë tjetër. Unë shoh 3 vite me 6 trofe dhe një finale në Champions Legaue. Ishte e vështirë të imagjinohej se do arrihej. Falë këtyre djemve jemi matematikisht kampion të Italisë pas derbit ndaj Milanit. Do të doja ta nderoja Milanin, nuk ishte e lehtë për ta psikologjikisht të luanin sot dhe ata dhanë gjithçka deri në fund, ata ishin kundërshtarë shumë të vlefshëm në këto tri vjet dhe do të jenë të tillë edhe në vitet e ardhshme”, u shpreh fillimisht trajneri italian pas lojës.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Ne donim ta fitonim atë sonte. Mendova se dikush do të thoshte diçka këtë mëngjes për stërvitjen në shi, por askush nuk u ankua. Ne punuam këtë mëngjes në detaje që ishin shumë të rëndësishme”, përfundoi Inzaghi.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Goditje ndaj kriminalitetit në Prizren/ Prokuroria ngre aktakuza dhe kërkon paraburgime për disa të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore në kuadër të hetimeve dhe ndjekjeve penale të iniciuara gjatë...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit