-3.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Komuna e Malishevës filloi konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje

Komuna e Malishevës  ka nisur konsultimet publike për realizimin e programit “Buxhetimi me Pjesëmarrje”. Ky program që për synim ka përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje, filloi me takimin e parë publik mbrëmë, ku banorët e qytetit të Malishevës u informuan për këtë program.

Nën moton “Malisheva urbane në duar të përbashkëta”, komuna ka ndarë më shumë se një përqind të buxhetit të saj për këtë program, me një shumë prej 70 mijë eurosh të caktuara për projektet që do të zgjidhen nga vetë qytetarët.

Në këtë takim, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i prezantoi detajet e programit dhe kriteret e financimit të projekteve. Pas prezantimit, pjesëmarrësit paraqitën shtatë propozime, të cilat do të vlerësohen për të parë nëse plotësojnë kriteret, e më pas qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për projektin që e konsiderojnë më të nevojshëm për qytetin gjatë një votimi që do të mbahet të dielën e ardhshme.

Ky proces është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Ky program realizohet në koordinim të komunës me USAID.

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

116 vjet nga lindja e shkrimtares dhe aktivistes së shquar, Simone de Beauvoir

Simone de Beauvoir ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe ekzistencialiste, aktiviste politike, feministe dhe teoriciente shoqërore. Megjithëse ajo nuk e konsideronte veten një filozofe, ajo...

Diaspora sot nis votimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot, më nëntë janar, ka nisur periudha e votimit përmes postës për qytetarët e regjistruar për votim nga jashtë vendit. KQZ ka bërë me...

Lajmet e Fundit