Kompania Rajonale e Ujit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar qytetarët e Prizrenit dhe të Dragashit se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në cilësinë dhe sasinë e ujit për pije.
Përmes një njoftimi për medie, KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton qytetarët e Prizrenit dhe të Dragashit se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kanë hasur në rritje të ndjeshme të turbullirës në njësinë në Dragash dhe në burimin kryesor “40 Burimet” që furnizon qytetin e Prizrenit me ujë të pijshëm.
“Kjo situatë ka shkaktuar probleme serioze në cilësinë dhe sasinë e ujit të disponueshëm”, thuhet në njoftim.
Më tej, KRU “Hidroregjioni Jugor” bë të ditur se do të ketë rënie të sasive të ujit të furnizuar dhe që uji aktualisht nuk është i sigurt për konsumim.
“Uji mund të përdoret për konsumim vetëm pas një njoftimi të dytë zyrtar nga ana e kompanisë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Jemi duke punuar intensivisht për të normalizuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t’ju mbajmë të informuar për zhvillimet e reja. Për çdo pyetje apo shqetësim, ju lutemi kontaktoni shërbimin tonë të konsumatorëve”, thuhet në fund të njoftimit.
Marketing
Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit