25.3 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Malisheva nënshkruan memorandum bashkëpunimi me AKK-në

Një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Malishevës është nënshkruar sot me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kadastër dhe udhëzimeve që rrjedhin nga ky ligj. Ky memorandum ka për qëllim rindërtimin e kadastrit në komunën e Malishevës, një projekt ky që mbështetet nga Banka Botërore dhe që përfshin katër zona kadastrale.

Siç bëhet e ditur marrëveshja u nënshkrua nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.

“Projekti do të krijojë mundësinë për shqyrtimin, vendosjen e njohjes dhe formalizimin e të drejtave pronësore mbi pronat e paluajtshme, duke përfshirë edhe trashëgiminë dhe transaksionet jo formale, të cilat nuk janë kontestuese. Katër zonat kadastrale të përfshira në këtë projekt janë Carralluka, Tërpeza, Pagarusha dhe Turjaka”, thuhet në njoftim të komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Flora Sinani garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 9 në fletëvotim, si pjesë e listës së partisë...

Lajmet e Fundit