15.8 C
Prizren
E premte, 11 Tetor, 2024

Operacion shumë i rrallë: Për herë të parë në QKUK bëhet rikonstruksioni i nofullës së poshtme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se dje në QKUK është kryer një operacion i rrallë, i cili ka ndodhur për herë të parë në Kosovë.

Sipas njoftimin të ShSKUK-së, bëhet fjalë për rikonstruksioni i nofullës së poshtme.

Operacioni që ka zgjatur mbi 13 orë është kryer të një pacient 28 vjeçar.

“Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë, në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK. Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë. Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së, duke treguar se për çka bëhet fjalë.

“Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap, e që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë. Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as në disa vende të rajonit. Katër kirurgë Maksillofacial, janë duke ndjekur trajnimin e avancuar për mikrokirurgji dhe free- flap, në Achen dhe Bochum të Gjermanisë”, është thënë në njoftim.

Ndër të tjera, është treguar se gjendja e pacientit është e mirë.

“Intervenime të tilla pritet të kryhen edhe në të ardhmën e afërt nga mjekët tanë. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi. Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike”, është thënë në njoftim.

Më Shumë

LDK-ja në Suharekë shprehet e shqetësuar për kualitetin e punimeve në rrugën “Skënderbeu”

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka shprehur  shqetësimin e saj të thellë për rrezikun që mund të vijë nga kualiteti i dobët...

Doli nga shtypi libri “Velloja e kryqëzuar“ i autorit Prend Ndoja

Ditë më parë është vënë në qarkullim romani „Velloja e kryqëzuar“, i autorit Prend Ndoja. Romani mbështetet në zhvillimet dramatike të luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit