25.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Siguria në Rahovec dhe problemet me ujë të pijshëm – çfarë u tha në mbledhjen Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi?

Është zhvilluar mbledhja e katërt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Rahovecit, mbledhje e cila është kryesuar nga kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.

Në këtë mbledhje Latifi bëri të ditur që situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që kjo komunë i posedon është stabile dhe e qetë.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina, i cili raportoi për situatën e sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, ku bëri të ditur që gjatë kësaj periudhe në Rahovec, pra që nga data 14 maj 2024, kur është mbajtur mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë ndodhur 45 vepra penale, 1 rast incident jo penal, ku gjithashtu janë raportuar 8 raste të dhunës në familje, 3 raste të vjedhjeve dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sa i përket arrestimeve në këtë periudhë kohore janë arrestuar 7 persona.

Ndërsa, sa i përket sigurisë në komunikacionin rrugor, janë shqiptuar 671 gjoba, ku prej tyre, 25 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 9 gjoba për mbajtje të telefonit gjatë vozitjes, 108 gjoba për parkingje joadekuate, dhe 5 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Komandanti Morina po ashtu bëri të ditur se në afërsi të shkollave të Rahovecit gjatë kësaj periudhe janë realizuar 17 pika të kontrollit./Telegrafi/

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Granit Begolli emërohet trajner i Lirisë

Granit Begolli është zyrtarisht trajneri më i ri i skuadrës së madhe kosovare Liria. Trajneri i njohur ka marrë drejtimin e Lirisë dhe synimi...

Vala e të nxehtit: Për 6 muaj, mbi 47 mijë qytetarë kërkuan ndihmë në QKUK – fluks në dy muajt

  Për gjashtë muajt e fundit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar mbi 47 mijë pacientë shkaku i temperaturave. Megjithëse, në dy muajt e...

Lajmet e Fundit