34.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Policia gjen armë e municion gjatë kontrollit në një shtëpi banimi dhe një objekt afarist në Prizren

Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrollit në një shtëpi banimi dhe një objekt afarist në Prizren, janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe një sasi e konsiderueshme e municionit.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se ato u gjetën në objektet e të dyshuarit Sh.B (55-vjeçar), ndërsa është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Njësiti i hetimeve rajonale në Prizren në vazhdën e hetimit të një rasti në qytetin e Prizrenit, gjatë kontrollit me leje të Prokurorit të shtetit në një shtëpi banimi dhe një objekt tjetër afarist të dyshuarit Sh.B. (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar shqiptar) ka gjetur dhe konfiskuar:

  • Një (1) revolver special me katër (4) fishekë dhe dy (2) gëzhoja
  • Një (1) kuti plastike për armë me një (1) objektiv optik
  • Një (1) mekanizëm arme
  • Dy (2) bateri dore
  • Tri (3) bajoneta
  • Një (1) palë dylbi
  • Një (1) tytë e armës së gjuetisë
  • Tri (3) pjesë mekanizëm armësh
  • Tre (3) kondakë të armëve të gjata
  • Një (1) dorezë druri e pushkës së gjuetisë
  • Dy (2) karikator të zbrazët të armës së gjatë
  • Katër (4) breza të llojeve të ndryshme
  • Një (1) karikator i zbrazët i armës së gjatë
  • Njëqind e dyzet e pesë (145) fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrave të ndryshëm
  • Njëmbëdhjetë (11) fishekë dhe një (1) gëzhojë të armës së gjatë
  • Dymbëdhjetë (12) fishekë të armës AK-47
  • Tridhjetë (30) fishekë të pistoletës
  • Dyqind e njëzet e tre (223) fishekë të kalibrit 9×19 mm
  • Tri (3) shufra metal”.
  • Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Më Shumë

Shqiptarja e Kosovës: Përse të pushojmë jashtë kur kemi vendin tonë në Shqipëri

Jugu i Shqipërisë në sytë e turistëve vendas, atyre nga Kosova dhe të huajve ka plazhet më të bukura dhe me çmime tejet të...

Zgjatet orari i punës për shërbyesit civilë në Suharekë

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marr vendim që të zgjatet orari i punës i shërbyesve civilë dhe i Qendrës për shërbime...

Lajmet e Fundit