13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vetëvendosje e braktis seancën e Kuvendit të Prizrenit, kryesuesja detyrohet të shtyjë për një ditë tjetër

Pas dështimit të një seance të jashtëzakonshme kohë më parë, të enjten ka dështuar edhe mbajtja e seancës së rregullt të Kuvendit të Prizrenit. Punimet u ndërprenë nga largimi i kuvendarëve të LVV-së dhe disa të tjerë nga parti të ndryshme. Për shkak të mungesës së kuorumit, kjo mbledhje nuk u zhvillua.

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LVV, Karanfil Haxhillari, deklaroi se arsyeja e braktisjes së seancës ishte mungesa e drejtuesve më të lartë komunal dhe sidomos ekzekutivit, gjë që sipas tij tregon mungesë respekti për kuvendarët dhe qytetarët.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/464907599261208

Ndërkohë, shefi i Grupit të Kuvendarëve të PDK, Adrit Krasniqi, dhe kuvendari Ertan Simitçi, kërkuan që të mbahet një takim nga kryesuesja e Kuvendit me shefat e grupeve të kuvendarëve dhe që seanca të vazhdojë.

Më pas, kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyçi, zhvilloi një takim me shefat e grupeve të kuvendarëve dhe pas një diskutimi çerek orësh, u vendos që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër.

Në këtë seancë ishte paraparë të shqyrtoheshin dhe miratoheshin 8 pika të rendit të ditës./tv Prizreni/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Zjarr në Suharekë, digjet një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh

Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe ende të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë me pemishte, vreshta...

Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 8 persona

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dieles në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin e ka...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit