Ky program i nisur në vitin 2015 nga Salt, sipas njoftimit të Lumbardhit, inkurajon rishqyrtimin e veprimeve të njerëzve ndaj mjedisit dhe biodiversitetit përmes bisedave dhe shfaqjeve dokumentare nga gjeografi të ndryshme duke eksploruar tema, veprime dhe kërkime të ndryshme mbi çështjet mjedisore që lidhen me ndryshimet klimatike.
“Dokumentari From the Wild Sea (2021) fokusohet në përplasjen mes njerëzve dhe natyrës, duke ofruar perspektiva nga të dyja anët; mund të hulumtojmë mbi jetesën në vetmi në Geographies of Solitude (2022), e portretizuar në mënyrë të veçantë nga një ambientaliste. Prej përcjelljes së zhdukjes së kujdestarëve shkencorë të natyrës në Fauna (2023), vijojmë te mënyra të reja të organizimit të punës në një fabrikë minierash ari në Utopia Revisited dhe më pas te rimendimi i natyrës si ofruesi i vetëm i vazhdimit të jetës në Longyearbyen, A bipolar city ( 2016). Nga ekonomia te mbijetesa, ne njohim natyrën dhe hierarkitë shoqërore në Mothers of the Land e mandej vijojmë me një rrëfim mbi shpërndarjen e fareve në mbarë botën në Wild Relatives (2018), ku shqyrtohen përvoja të shtresuara që përfshijnë ekonominë, mbijetesën dhe çështjet mjedisore”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.
Programi i plotë:
KORRIK:
7 korrik 2024
From the Wild Sea me regji të Robin Petré është një dokumentar poetik që fokusohet në ndërlidhjen mes njerëzve dhe natyrës. Ky dokumentar na merr në një udhëtim shqetësues po aq sa të mahnitëshëm në periudhën antropocene, të parë nga perspektivat si njerëzore po edhe nga ajo e kafshëve.
13 korrik 2024
Geographies of Solitude me regji të Jacquelyn Mills ndjek historinë e ambientalistes Zoe Lucas e cila merret me katalogimin e florës dhe faunës në ishullin Sable, një rrip i hollë toke në bregun kanadez, për dekada. Zoe është banorja e vetme e përhershme ne ishullit dhe e vetme zhvillon ekskursione për të vëzhguar kodrat, qiejtë me yje, kuajt e egër dhe mbetjet e plastikës që sjell deti.
17 korrik 2024
Fauna me regji të Pau Faus, na çon në periferi të Barcelonës ku një fermet me gjedhet e tij jetojnë karshi një laboratori me teknologji të lartë që zhvillon testime mbi kafshët. Fermeri, i cili vuan nga një sëmundje e kockave, dëshmon zhdukjen e profesionit të tij, ndërsa shkencëtarët janë më të zënë se kurrë.
31 korrik 2024
Utopia Revisited me regji të Kurt Langbein, është një dokumentar mbi projekte ekonomike alternative si rasti i një zhvillimi të një tregtie të lirë në një minierë ari apo fabrikë çaji që zotërohet nga vetë punëtorët.
GUSHT:
16 gusht 2024
Mothers of the Land me regji të Diego dhe Alvaro Sarmiento
Në pikëpamjen andeane, gratë dhe toka janë të lidhura në mënyrë të fuqishme. Të dyja janë të afta të lindin dhe rrisin jetë. Mothers of the Land shoqëron pesë gra dhe sfidat e tyre të përditshme për të mirëmbajtur një mënyrë të punimit të tokës që të mbetet tradicionale dhe organike.
23 gusht 2024
Longyearbyen, a Bipolar City me regji të Manuel Deiller na çon në arktik, në qytetin norvegjez të Longyearbyen në arkipelagun Svalbard, ku prej 100 vitesh nxirret qymyr si një burim energjitik dhe ekonomik, që mban e zien në vete shumë paradokse ambientaliste.
30 gusht 2024
Wild Relatives me regji të Jumana Manna ndjek matrikisin e hierarkive dhe marrëdhënieve të përfshira në transportin e farave mes qytetit Longyearbyen në Svalbard të Norvegjisë dhe luginës Beka në Liban.
Programi paraqitet në bashkëpunim me Salt, themeluar nga Garanti BBVA, me mbështetjen e Fondacionit Evropian të Kulturës dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit