Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknoligjisë vitin e kaluar kishte marrë vendim që pajisjen e nxënësëve me tekste shkollore ta bëjë nëpërmjet platformës e-kosova, duke i subvencionuar financiarisht prindërit për blerjen e librave.
Por, kjo metodë e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë, përfshirë edhe vonesat e shkaktuara nga shtëpitë botuese, ishte kritikuar nga opozita dhe ekspertët e fushës.
Më i zëshmi ndaj këtij vendimi të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka qenë kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili madje këtë vit të ri shkollorë paralajmëron sërish greva.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar ministren e Arsimit për platformën e re të furnizimit me libra. Ai thotë se Nagavci duhet ta pranoj se ka gabuar me këtë vendim.
Jasharaj thotë se në shtator mund të rikthehen sërish grevat e mësimdhënësve, pas pakënaqësive që, sipas tij, janë rritur.
“Nagavci duhet ta pranoj këtë gabim e mos ta përsëris më. Por prapë nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, shtatori do të jetë me mungesa të teksteve, mund të ketë edhe grevë sepse pakënaqësitë e mësimdhënësve janë rritur e dialog me Sindikata s’po ka”.
I pari i SBASHK-ut ka kërkuar që nxënësit të furnizohen në shkolla me libra jo përmes subvencionimit.
“Vendimi i MASHT-it është kritikuar për mënyrën e re për furnizim me libra për nxënësit, kemi insistuar të vazhdoj tradita e kaluar që tekstet të jenë gratis dhe të dërgohen në Komuna e pastaj në shkolla e mësimdhënësit të merren me shpërndarjen e tyre”./Frontonline
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit