18.9 C
Prizren
E hënë, 7 Tetor, 2024

Problemet me mungesën e ujit në Prizren – Totaj akuzon Qeverinë se nuk po e ndihmon financiarisht

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një lidhje direket me Arben Ahmetin në “Adresa e ankesave”, në Kanal 10 ka folur lidhur me problemet me mungesën e ujit në këtë komunë.

Totaj ka pranuar se çështja e furnizimit me ujë nuk është zgjedhur derisa ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk po e ndihmon këtë komunë financiarisht.

Ai ka thënë se mungesa e mjeteve financiare po ua vështirëson punën për zgjerimin e rrjetit.

“Është e vërtetë që qasjen e furnizimit me ujë nuk e kemi finalizuar nuk kemi arrit që të ngrisim kapacitetin e furnizimit me ujë aq sa kemi pas ndërmend dhe aq sa ka nevojë qyteti. mirëpo është një proces që është në lëvizje e sipër dhe jemi në kontakte dhe lëvizje me shumë faktorë. Një proces shumë i rëndësishëm është mungesa e mjeteve financiare, Qeveria nuk po na minon, në anën tjetër nuk po kemi mundësi me agjencie të jashtme që kishin me na sponsorizuar sado pak për shkak se Kosova është nën sanksione”, ka thënë Totaj.

Tutje, Totaj ka thënë se nuk ka mungesë të ujit, por probleme me shfrytëzimin.

“Është një çështje shumë komplekse, nuk ka mungesë të ujit, ka problem me shfrytëzimin e ujit i cili është në dispozicion, ne merremi me këtë çështje edhe unë jam optimist që do të ketë përmirësime, deri diku kemi përmirësuara disa lagje akoma kanë mbetur pa u furnizuar me ujë, por unë jam optimist se do t’i përmirësojmë”, ka thënë Totaj.

Dy probleme tjera, sipas Totaj, për furnizim me ujë janë edhe rrjeti i vjetruar dhe kyçjet ilegale.

“Janë dy burime të problemit, njëri është rrejti i vejëruar i distribuimit të ujit edhe për shkak të vjetërsisë një pjesë e madhe e ujit humbet, diku flitet për rreth 50 për qind të ujit që humbët, për shkak se gypat janë të vjetër. Në anën tjetër kemi një pjesë të madhe të kyçjeve ilegale, qytetarët kyçen në rrejt në mënyrë ilegale,e shfrytëzojnë ujin dhe nuk e paguajnë. Kjo është një gjendje e trashëguar”, ka thënë Totaj. /Gazeta 10/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë dhe armëmbajtje pa leje

Departamenti i Krimeve të Rënda e Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. S.G, A.H, H.A, O.A, M.H, A.B dhe M.R, akuzohen...

Nga tetori rriten për 20 për qind një pjesë e pensioneve

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind për në pjesë të këtyre...

Lajmet e Fundit