11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Prizreni shënon Ditën e Vullnetarizmit me të rinjtë nga dhjetë shtete

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, sot në sallën e Asamblesë së Komunës së Prizrenit u mbajt një ceremoni, ku morën pjesë 25 të rinj nga 10 shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Armeninë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Moldavinë, Holandën, Italinë, Lituaninë dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell PrizrenPress.

Pjesëmarrësit janë pjesë e trajnimit “Get Experienced”, i organizuar në kuadër të Programit Erasmus+, nga OJQ THY në partneritet me organizatën holandeze Richter. Gjatë këtij trajnimi, ata do të ndajnë përvojat e tyre mbi mundësitë e vullnetarizmit dhe do të zhvillojnë takime me organizata joqeveritare lokale dhe shkolla.

Gjithashtu, në këtë ceremoni u shënua përfundimi i edicionit të parë të programit UPSHIFT, nga i cili 50 nxënës nga 6 shkolla fillore dhe të mesme kanë përfituar mbështetje financiare për realizimin e projekteve të tyre./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

Besa fiton në Prizren

FC Besa Peja arriti një fitore të rëndësishme 3–0 ndaj FC Prizreni në javën e 22-të të Ligës së Parë të Kosovës. Me këtë triumf,...

Lajmet e Fundit