Takimi Kurti- Vuqiq vijë për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, me një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjakun.

Sipas agjendës, takimet me ndërmjetësimin e shefi të politikës së Jashtme të Bashkimit evropian Josef Borell dhe emisarit Miroslav Lajçak, pritet të fillojë në orën 15: 00. Bashkimi Evropian ka njoftuar se fillimisht do të ketë një takim bilateral dhe pastaj trilaterial.

Një ditë para se të udhëtojë në Bruksel, kryeministri Kurti ka deklaruar se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale e aneksin e zbatimit të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen de-facto, së paku në qendër. Ai tha se pret që takimi i sotëm do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi.

“Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe bilateral edhe trilateral, do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha Kurti, para gazetarëve, në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për Vetëvendosje! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell, të hënën, mbajti konferencë për media. Përveç të tjerave, ai foli edhe lidhur me takimin Kurti-Vuçiq.

“Unë vazhdoj të përpiqem që në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrihet një zgjidhje operative, sepse ne tashmë kemi një marrëveshje. E kemi marrëveshjen e Ohrit. Problemi është se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët nuk kanë mundur t’i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër dhe mendoj se ishte e nevojshme të rifillonin takimet e nivelit të lartë për të ditur se ku jemi:, ka deklaruar pos tjerash Borell.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri