Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në fjalën e tij në KTV, Rexhaj ka vlerësuar se pushteti nuk ka pranuar të dërgohet draft-statuti i Asociacionit të Miroslav Lajçakut, emisar special i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
“Qëllimi final ka qenë dërgimi i draftit të Lajçakut në Gjykatën Kushtetuese, ne këtë nuk e kemi pranuar sepse dokumenti i tillë ka shumë probleme brenda të cilat mund t’i sjellin më pastaj shumë probleme në funksionalizim edhe Republikës së Kosovës dhe kjo ka qenë një nga arsyet bazike për atë kemi thënë se ne jemi të gatshëm për një draft të vete menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, mos ta ketë madje as emrin Asociacion” – tha Rexhaj.
Tutje, deputeti i VV-së ka përmendur kushtet e padrejta.
“Nuk jemi pishman e kemi kaluar një fazë mendoj që është brenda territorit të Kosovës është në Deçan dhe po ka qenë një konsensus i dhembshëm për ne të cilët kemi dalë dhe kemi protestu mirëpo siç ka thënë edhe kryeministrit Kurti ne i kemi thirr arsyes, meqenëse kemi pas një KE e kemi pranu dhe kemi vazhdu tutje mirëpo pastaj besoj që shtetet demokratike të cilat realisht e kanë përkrahë Kosovën e kanë vendos një kusht besoj të padrejtë në raport me ne” – tha Rexhaj.
Marketing