Komuna e Rahovecit i ka ndarë të premten titullin “Qytetar Nderi” i Rahovecit ish-kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Majko, i cili ka tha se është privilegj i madh për të, ta pranojë këtë dekoratë nga kryetari Smajl Latifi.
“Është privilegj i madh të pranoj këtë dekoratë nga kryetari z. Smajl Latifi ‘Qytetar Nderi i Rahovecit’ dhe përtej modestisë nuk e di a i kam merituar gjithë ato çka u thanë për mua, kur unë nuk kam bërë asgjë më shumë se çka është dashur të bëja si kryeministër në atë kohë të vështirë lufte”, u shpreh Pandeli Majko.
Kryetari Smajl Latifi tha se duke qenë faktor unifikues në një periudhë të trazuar, Pandeli Majko dha kontribut real për të bashkuar faktorin shqiptar
E lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte prezentë në këtë ceremoni, ka thënë se Majko ishte kryeministër i luftës që në momentet më vendimtare për Kosovën dha kontribut shumë të çmueshëm.
Marketing
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit