Sot ka filluar faza e parë e ndërtimit të objektit të ri për Gjykatën Themelore në Prizren, e vendosur në rrugën “Tahir Sinani”, pranë tregut, ATK-së dhe Qendrës për regjistrimin e automjeteve.
Gurthemeli i këtij objekti u vendos nga kryetarja e gjykatës, Shpresa Emra, dhe kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj. Ngjarja u nderua me praninë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, drejtorëve nga Sekretariati dhe Kryetarëve të Gjykatave Themelore në Kosovë.
Kryetarja e Gjykatës nw Prizren, Shpresa Emra, theksoi se ndërtimi i këtij objekti është thelbësor për ofrimin e hapësirave adekuate dhe të përshtatshme për shërbime cilësore dhe efikase për qytetarët dhe palët që marrin shërbime nga gjykata.
Ajo vuri në dukje se një objekt dhe hapësirë e punës e përshtatshme është parakusht për qasje efektive të qytetarëve ndaj shërbimeve gjyqësore.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, u shpreh se angazhimi i KGJK-së reflekton seriozitetin dhe përkushtimin për të mbështetur çdo gjykatë.
Ai shtoi se objekti i ri i Gjykatës Themelore në Prizren do të shërbejë qytetarëve dhe do të përmbushë standardet moderne për ofrimin e shërbimeve cilësore.
Zogaj shprehu besimin se, përmes këtij projekti, KGJK dhe Gjykata Themelore në Prizren do të jenë në shërbim të qytetarëve me shërbime të besueshme dhe efektive.
Financimi i këtij projekti sigurohet nga KGJK-ja dhe faza e parë e ndërtimit pritet të zgjasë dy vjet./PrizrenPress.com/
Marketing
Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit