22.8 C
Prizren
E enjte, 4 Korrik, 2024

Saviana Vjerdha triumfon në festivalin “Zambaku i Prizrenit”

Mbrëmë u mbajt edicioni i 35-të i festivalit të këngës “Zambaku i Prizrenit”, ku këngëtarja shkodrane, Saviana Vjerdha, u shpall fituese. Sallë e mbushur plot në Kino “Lumbardhi” priti me entuziazëm këtë ngjarje tradicionale të këngës së vjetër qytetare.

Para fillimit të performancave, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mbajti një fjalim rasti duke e cilësuar këtë festival si një perlë të festivaleve që organizohen në qytetin e kulturës dhe traditës.

Pas performancave të këngëtarëve pjesëmarrës, të shoqëruara nga orkestra nën dirigjimin e kompozitorit të mirënjohur Shpëtim Saraçi, juria profesionale e festivalit përzgjodhi fituesit. Çmimi i parë i takoi këngëtarit Arianit Hoxha me këngën “E vetmja dashuri”. Vendi i dytë shkoi për Liridon Sadriun me këngën “Lulëkuqja e Kosovës”, ndërsa vendi i tretë për Endrit Rexhepin me këngën “Aroma jote”. Teksti më i mirë u përzgjodh ai i këngës “Lulet e Kosovës”, interpretuar nga Krenare dhe Rrezarta Dushi.

Saviana Vjerdha fitoi çmimin për interpretimin më të mirë dhe çmimin kryesor me këngën “Këngë rruge”. E emocionuar nga suksesi, ajo u shpreh se ishte befasuar nga fitorja.

Festivali u vlerësua si një nga më të suksesshmit nga organizatori Festim Bytyçi nga SHKA “Agimi”. Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, gjithashtu u mahnit nga madhështia e këtij eventi. Performancat u mirëpritën nga publiku i pranishëm në Kino “Lumbardhi”./Tv Prizreni

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kosova shpall ditë zie për Kadarenë

  Kosova ka shpallur të mërkurën ditë zie për vdekjen e Ismail Kadaresë. Lajmin është bërë i ditur nga Zyra e Presidencës së Kosovës. “Presidentja e Republikës...

Kampionati Evropian është kthyer në vitrinë për nacionalistët ballkanas

Tensionet sociale janë përhapur edhe në terren, mes flamujve, simboleve të identitetit dhe thirrjeve ksenofobike që nxjerrin në dritë çështje të cilat 30 vjet...

Lajmet e Fundit